LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski kërkon takim liderësh

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencën për media ka thënë se është i nevojshëm një takim i liderëve që të diskutohet për gjendjen aktuale politike, shëndetësore dhe atë ekonomike.

“Edhe njëherë po ri-aktualizoj nevojën për një takim liderësh. Takim liderësh ku do të bisedojmë për gjendjen aktuale politike, shëndetësore, arsimore, ekonomike në vendin tonë. Menjëherë takim liderësh që të mund bashkë ta ndërtojmë Maqedoninë tonë”, deklaroi Mickoski.

Në konferencën e sotme Mickoski u ndal edhe në 100 ditshin e qeverisë duke nënvizuar se bëhet fjalë për 100 ditë të humbura, për një të ardhme të humbur, për një ekonomi të humbur, humbje jetësh dhe krenarisë, humbje të drejtësisë, krim, humbje të vendeve të punës, humbje për bujqit, biznesin dhe investimet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close