(Nga: Medai Shaholli)
Këto janë “qetë e ndryshkur” dhe të lodhur të qeverisë së koalicionit Micko, që kanë ngecur bashkë me zgjedhën në fushë me defekte serioze, duke lënë kështu përgjysmë lëvrimin e tokave të thata dhe djerrina të “drzhavës Severna”.
Parmenda e qeverisë së koalicionit ka ngecur në brazdën e një parcele dhe nuk çan dot përpara pasi “qetë e lodhur” janë ndryshkur nga qëndrimi nëpër garazhet e “drzhavës”, ku kanë qëndruar me vite pa strehë për pasojë sot janë defektoze dhe të pariparueshme.
Kryemekaniku Micko i qeverisë më kot mundohet t’i ripararojë ato rrangulla dhe gërdalla të ndryshkura që nuk ecin më asnjë metër tutje dhe jo më t’i bëj fuksionale të kryejnë punët e vjeshtës.
Qeveria e koalicionit që nga fillimi i punës së saj katër muaj me parë ka thënë se me ne ekonomia e vendit do të ringjallet, ku qytetarët do të shohin vetëm ndryshime dhe progres me qeverisjen tonë.
Dhe ja sot katër muaj më vonë kemi vetëm ngecje si në aspektin e pabarazisë mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonëve siç janë balancuesi, ligji për gjuhët e pakicave dhe ngecja me eurointegrimet, ku ndryshimet kushtetuese nuk duken gjëkundi.
Para zgjedhjeve është premtuar nga vlenistët se me ta në qeverinë e koalicionit do të çahet diga e bllokimit bullgar për eurointegrimet brenda një afati kohor gjashtë mujor në të kundërtën nuk do të qëndrojmë në atë qeveri sepse kjo është linja jonë e kuqe e zotimit se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin.
Por, sot pas katër muaj të qeverisjes së ujqërve me shqerkat në stanin e komiteve ka një problem të “vockël”, ku askush nuk e përmend më formulën magjike të fshirjes së 20%, se bashkë me ndryshimet kushtetuese do të hiqet nofka e turpit nga kushtetuta!
Mu për këtë janë gjetur pretekste pèr gjoja të kërcnimit me vdekje ndaj zëvendëskryeministrit shqiptar nga radhët e VLEN-it nga autorë të paidentifikuar, si shantazh për të hequr dorë nga heqja e 20%.
Ky lloj “kërcnimi” për vlenistët është një arsye më shumë për mos t’i bllokuar eurointegrimet duke e lënë 20% si shpatë e Demokleut mbi kokat e shqiptarëve paçka se bëhet kurban gjuha shqipe.