
Koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, duke folur për lideren e re të “Alternativës së RE” dhe kryetares së Shkupit, Danella Arsovskën, theksoi se në të kaluarën ka pasur shembuj kur VMRO-DPMNE ka bërë gabime në vlerësim.
“Fotografia që e pamë dje nga promovimi i djeshëm i Arsovskës thotë gjithçka, gjegjësisht po u tregohet publikisht qytetarëve për atë që fshehtas është përpiluar dhe folur për koalicionin Danela Arsovska-LSDM, Levica dhe BDI”, thotë Micevski.
Ai shtoi se gjithsesi është një subjekt politik të cilit nuk do t’i jepte shumë rëndësi.




