Sport

MIAMI HEAT SHPRESON, JIMMY BUTLER MUND I VETËM LA LAKERS

Miami Heat shpreson, pasi ka fituar finalen e tretë kundër Los Angeles Lakers me rezultatin 115-104.

Heat ia ka dalë të realizojë më shumë pikë se kundërshtari në çdo periodë dhe në fund ka festuar triumfin, që e çon serinë e finaleve në 1-2 në favor të Lakers.

Jimmy Butler ishte njeriu i ndeshjes, pasi regjistroi “triple double” me 40 pikë të realizuara, 13 asiste dhe 12 topa në tabelë. Ai pati edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, pasi katër prej tyre realizuan më shumë se 10 pikë.

Nga ana tjetër për Lakers Davis ishte në një ditë jo, pasi shënoi vetëm 15 pikë. LeBron James (25 pikë, 8 asiste, 10 topa në tabelë) u mundua që ta udhëhiqte skuadrën, duke patur edhe ndihmën e Markieff Morris dhe Kyle Kyzma, të cilët shënuan nga 19 pikë, por nuk ia doli dot.

Related Articles

Back to top button
Close
Close