LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Qeveria solli vendim që toka te sheshi Skenderbeu të i takoj komunës së Çairit

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka ndarë lajmin se qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka sjellur vendim që toka tek sheshi Skenderbeu të i takoj komunës së Çairit, shkruan Top24

Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit.

Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.

Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt do hapet tenderimi që të nisin punimet, dhe Sheshi “Skënderbeu” të marrë formën që e meriton.

Related Articles

Back to top button
Close
Close