LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti pret në takim lamturmirës ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy!

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim lamturmirës ambasadorin e deritanishëm të Republikës së Turqisë në Shkup, shkëlqesinë e tij Fatih Ullusoy. Mexhiti i ka shprehur ambasadorit Ullusoy vlerësimin dhe mirënjohjen etij  për kontributin e tij të çmuar gjatë mandatit në vendin tonë, shkruan Top24

Mexhiti thekson se “Me qasjen e tij të hapur, miqësore dhe konstruktive, Ambasadori Ulusoy ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit dhe në forcimin e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona.”
“E falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që e ka karakterizuar gjatë gjithë misionit të tij diplomatik, duke i uruar shumë suksese në angazhimet e ardhshme.
Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë që do të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe ta fuqizojmë së bashku.” shkruan në postimin e tij Izet Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close