
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka publikuar pamje të punimeve në komunën e Çairit ku po rekonstruohen shumë rrugë, rrjete kanalaizimi, trotorare dhe hapsira publike, shkruan Top24
“Në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin po punohet. Po investojmë në infrastrukturën nëntokësore, po ndërtojmë e rikonstruktojmë rrugë, trotuare dhe hapësira publike, me një ritëm që shihet çdo ditë.
Kjo është mënyra jonë e qeverisjes: punë, investime dhe rezultate. Për qytetet tona, për qytetarët tanë dhe për shtetin tonë!
Vazhdojmë…” shkruan Izet Mexhiti.



