
Ayyoub Bouaddi ishte një nga zbulimet e Kupës së Botës për Klube dhe tani është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato.
Mesfushori 18-vjeçar maroken ka tërhequr vëmendjen e Manchester City, që e sheh si pasardhësin ideal të Rodrit, i cili mund të largohet mes interesimit të fortë nga Real Madridi.
Megjithatë, Lille nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga talenti i tij. Klubi francez kërkon jo më pak se 70-80 milionë euro për kartonin e Bouaddit.
Gara për mesfushorin e ri mbetet e hapur, ndërsa pritet të shihet nëse Manchester City do të bëjë lëvizjen vendimtare.



