
Gëzim Krasniqi është Drejtori i ri Teknik i klubit të Erzenit. Rimëkëmbjen në Kategorinë e Dytë, klubi shijakas ia ka besuar ish-qendërmbrojtësit, i cili ka një karrierë të gjatë mbi supe.
Kavajasi ka luajtur me ekipe si Besa, Partizani, Flamurtari, Rabotnicki, Kukësi, Egnatia, Erzeni, Bylis, Kastrioti, Vushtrria dhe Iliria, ndërsa lajmin për detyrën e re e ka bërë të ditur një faqe e afërt e klubit shijakas. Ndërkaq, Krasniqi e ka ripostuar në “Story”.
“Gëzim Krasniqi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit të futbollit Erzeni.
Drejtuesit e klubit të futbollit Erzeni kanë emëruar në rolin e drejtorit teknik për sezonin e ri sportiv ish kapitenin e shijakasve Gëzim Krasniqi.
Pasi veshi fanelën e ekipit shijakas plot dëshirë dhe pasion disa sezone më parë duke fituar dhe duartrokitjet dhe zemrat e tifozërisë shijakase Krasniqi tashmë zhvendoset në një tjetër post, atë të drejtorit të klubit të futbollit Erzeni.
Tashmë një emër i njohur me një karrierë brilante mbi supe merr “çelësat” e ekipit të futbollit shijakas, ku këtë sezon sportiv pritet të ndërtohet një skuadër e fortë ku objektivi do të jetë ngjitja në kategorinë e parë
Ditën e hënë drejtori i ri teknik bën prezantimin para skuadrës ku starton dhe faza stërvitore në ambientet e stadiumit ‘Tofik Jashari’ për sezonin e ri sportive”, shkruan një faqe mbështetëse e Erzenit.



