
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se sot ka përfunduar asfalltimi i rrugës Fan Stilian Noli në Çair një investim që përmirëson infrastrukturën, rrit sigurinë në qarkullim dhe lehtëson përditshmërinë e qytetarëve, shkruan Top24
Edhe një projekt i përfunduar sipas të gjitha standardeve. Sot u përmbyll asfaltimi i rrugës “Fan S. Noli”, një rrugë që mban emrin e një prej figurave më të mëdha të kombit tonë.
Një investim që përmirëson infrastrukturën, rrit sigurinë në qarkullim dhe lehtëson përditshmërinë e qytetarëve.









