LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti për kryeministrin teknik: Shtëpi e rrënume me fasadë të renovume

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, i pyetur nga TV21 rreth vendimit të BDI-së që Talat Xhaferi të jetë kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë, u shpreh se puna e kryeministrit teknik është sikur një shtëpi e rrënuar me fasadë të re.

“Shtëpi e rrënume me fasadë të renovume. Kështu e ka punën kryeministri teknik!”, u përgjigj shkurt Mexhiti për këtë çështje.

Gjatë ditë së sotme Bashkimi Demokratik për Integrim ka sjell vendim që për kryeministër shqiptar të propozojë Talat Xhaferin nga kjo parti, i cili për momentin udhëheq postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi në një paraqitje virtuale bëri të ditur se e pranon propozimin e partisë dhe deklaroi se funksionin do ta ushtrojë me përgjegjësi dhe përkushtim të madh, duke përmbushur pritshmëritë e qytetarëve./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close