LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti në ditën botërore të shëndetit: Jemi të fokusuar në përmirësimin e kushteve të pacientëve dhe në forcimin e stafit të strukturave shëndetësore  

Ministri i Shëndetësisë Dr. Fatmir Mexhiti uroi të gjithë punonjësit shëndetësorë për Ditën Botërore të Shëndetit-7 Prillin, e cila shënohet këtë vit nën moton “Shëndet për të gjithë”. Me këtë rast, u mbajt manifestim solemn i organizuar nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, në bashkëpunim me OBSH-në.

 -Forcimi i personelit të strukturave të shëndetit publik është një nga fushat me përparësi në të cilat po punojmë. Pikërisht në këtë drejtim  dialogu ynë është aktiv me të gjitha institucionet kompetente për të rritur pagat e punonjësve shëndetësorë. Paralelisht, ne jemi gjithashtu të përqëndruar në përmirësimin e kushteve për trajtimin dhe shërimin e pacientëve, pra në prokurimin e pajisjeve të reja mjekësore dhe në modernizimin e infrastrukturës, ministri këtë e vuri në dukje gjatë fjalimit të tij në manifestimin e sotshëm.

 Ministri Mexhiti rikujtoi disa investime të bëra në periudhën e kaluar, ndër të cilat është reparti i rinovuar i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, që është renovimi i parë i tillë që nga themelimi i kësaj klinike (që nga viti 1950). Po ashtu, zgjerimi i kapaciteteve të Klinikës së Hematologjisë, rinovimi i sallave të operacionit të Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale, si dhe reparteve të rinovuara të Klinikës së Toksikologjisë, me çka u përmirësuan ndjeshëm kushtet për trajtimin e pacientëve.

Njëkohësisht, në bashkëpunim me Bankën Botërore po realizohet një projekt i madh – fuqizimi me pajisje të reja të një numri të madh të institucioneve publike shëndetësore në vend, në vlerë prej 13.6 milionë euro.

 – Risi e rëndësishme është Rregullorja e re për vendosjen e një medikamenti në listën pozitive, e cila do të kontribuojë në përshpejtimin e listës pozitive bashkëkohore. Në përputhje me praktikat evropiane, me atë janë definuar procedurat dhe kriteret për përcaktimin e një medikamenti në listën pozitive, të cilat vlejnë njësoj për të gjitha medikamentet, si për prodhuesit vendas ashtu edhe ato të huaj.  Në periudhën e ardhshme do të fokusohemi edhe në projektin për rajonalizimin e infrastrukturës së ISHP-së në mbarë vendin, me qëllim të afrimit të shërbimeve shëndetësore me vendbanimin e pacientëve, theksoi ministri Mexhiti, i cili falënderoi  Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë, poashtu  edhe zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup, me të cilën tradicionalisht,  së bashku festojmë Ditën Botërore të Shëndetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close