LajmeMaqedoniTopLajm

LLoga mbështet iniciativën e komunës qendër për konfiskimin e objekteve të ndërtuara me status të kundërligjshëm dhe ripërdorimin e tyre

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Kryetarin e Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, në të cilin u informua lidhur me iniciativën për gjetjen e zgjidhjes ligjore për konfiskimin e objekteve të ndërtuara me status të kundërligjshëm dhe ripërdorimin e tyre.  

 Qëllimi i kësaj iniciative është gjetja e një zgjidhjeje dhe mundësimi i konfiskimit të objekteve të ndërtuara pa leje dhe kthimi i funksionit të tyre në funksion të komunës, pra të shtetit. 

 Për realizim të kësaj iniciative e domosdoshme është të ndërhyhet në dy zgjidhje ligjore: Ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe Ligji për menaxhim me pasuri të konfiskuar, shfrytëzimin pronësor dhe mjetet e sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close