
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme së bashku me kuvendin studentorë të Universitetit Nëna Terezë në shkup kanë zhvendosur rreth dyzet fidane nga hapsirat e UNT-së me qëllim që të njejtat të mos dëmtohen duke treguar kështu kujdes për ruajtjen e natyrës, shkruan Top24
Krahas investimeve dhe projekteve infrastrukturore, kujdes i veçantë i kushtohet edhe ruajtjes së natyrës dhe shtimit të hapësirave të gjelbra.
Drunjtë që ndodhen në hapësirat ku do të ndërtohet kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” nuk do të humbin. Ata do të zhvendosen dhe do të mbillen në parkun e ri “Rilindja” në Çair, duke u dhënë një jetë të re në një hapësirë që do t’i shërbejë qytetarëve.
Fillimisht do zhvendosën 40 drunj, dhe do të vazhdojmë me rritjen e numrit të tyre, me qëllim që parku i ri të rritet vazhdimisht. Qëllimi është që çdo dru të gjejë vend të ri në Çair, dhe të shtojë gjelbërimin në lagjet tona. 



