
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti kampionin e ri Abdulaziz Azizi, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian në kategorinë U15, duke vlerësuar suksesin e tij si një arritje që nderon jo vetëm sportin, por edhe të gjithë komunitetin.
“Sukseset e sportistëve tanë dëshmojnë se talenti ekziston, por kampionët ndërtohen me punë, përkushtim dhe mbështetje. Çdo investim në sport është investim në brezat që nesër do ta përfaqësojnë me krenari vendin tonë në arenën ndërkombëtare,” u shpreh Mexhiti.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në avancimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e mundësive të reja për fëmijët dhe të rinjtë, me synimin që gjithnjë e më shumë talente të arrijnë suksese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.







