LajmeRajon

Pritjet e gjata në kufirin me Kroacinë, Konjufca telefonon ministrin kroat dhe kërkon zgjidhje

Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare kroate.

Përmes një postimi në facebook, Konjufca tha se ka shprehur shqetësimin për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve, veçanërisht gjatë sezonit veror.

 

Sipas tij, ministri Grlić Radman është zotuar se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente në Kroaci, me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes.

Lidhur me pritjet e gjata me të cilat po përballen qytetarët tanë dhe bashkatdhetarët nga diaspora në pikat kufitare të Kroacisë, sot zhvillova një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman.

Shpreha shqetësimin tim për vështirësitë që këto pritje po u shkaktojnë qytetarëve tanë në kulmin e sezonit veror. Ministri Grlić Radman më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente kroate, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes”, ka shkruar Konjufca.

Related Articles

Back to top button
Close
Close