LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: Hodhëm hapin vendimtar për një rrugë që për ne ka shumë më tepër kuptim se kilometra asfalt

Kryetari i komunës së Çairit, njëherit bashkëkryetar i VLEN-it, Izet Mexhiti sot mori pjesë në vendosjen e gurëthemelit të autostradës Shkup-Bllacë një nga rrugët më të frekuentuara mes shqiptarëve që lidhë dy kryeqendra si Prishtinën dhe Shkupin. Mexhiti theksoi se “bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zv. Kryeministrin e parë Bekim Sali, bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami, zv.ministren Kaltrina Zekolli, dhe kolegë hodhëm hapin vendimtar për një rrugë që për ne ka shumë më tepër kuptim se kilometra asfalt”, shkruan Top24

Postimi i plotë:
Sot vendosëm gurthemelin e autostradës Shkup–Bllacë, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për vendin dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Bashkë me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zv. Kryeministrin e parë Bekim Sali, bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami, zv.ministren Kaltrina Zekolli, dhe kolegë hodhëm hapin vendimtar për një rrugë që për ne ka shumë më tepër kuptim se kilometra asfalt.
Është rruga që lidh Shkupin me Prishtinën. Dy kryeqendra, dy ekonomi, mijëra familje, biznese e njerëz që çdo ditë lëvizin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sot nuk flasim për atë që do të bëhet. Sot e nisëm!
Dhe ky është ndryshimi që qytetarët duhet ta shohin dhe ta ndjejnë, me projekte të mëdha që nisen, investime që marrin formë dhe një përfaqësim politik që fuqinë e vet e shndërron në rezultate e punë.
Sepse pesha në Qeveri nuk matet me fjalë.
Matet me atë që arrin ta bësh për njerëzit e tu.
Autostrada Shkup–Bllacë është një prej rezultateve që e tregojnë më së miri këtë peshë politike.
Sot vendosëm gurthemelin. Nesër, në këtë rrugë do të udhëtojnë gjenerata të tëra.
Shkupi më afër Prishtinës.
Shqiptarët më afër njëri-tjetrit.
Puna jonë po shihet!
Urime!!

Related Articles

Back to top button
Close
Close