
Kanë filluar aktivitetet ndërtimore për fazën e dytë të autostradës Shkup – Bllacë në gjatësi prej 10,5 kilometra, e cila duhet të jerë gati për katër vite dhe të bashkohet me tashmë 1,5 kilometër autostradë në afërsi të VK Bllacë. Në autostradë do të ketë 5 tunele, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri dhe 9 mure mbajtëse. Do ta ndërtojë kompania vendore e ndërtimit “Granit SHA Shkup”.
Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) – bartës kryesor i projektit, theksoi se sot vendoset gur-themeli i autostradës më të ndërlikuar dhe më të vështirë, i cili në distancë të vogël prej 10,5 kilomatra do të ketë shumë tunele, vijadukte, ura, galeri në terrenin e ndërlikuar kodrinor-malor, që do të jetë sfidë edhe për projektuesit dhe realizuesit.
“Sot nuk po vendosim vetëm gurthemelin e një autostrade, por po vendosim themelet për një Maqedoni më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lidhur me fqinjët e saj, rajonin dhe Evropën. Duke filluar ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë, nga kryqëzimi Stenkovec deri në pikën kufitare të Bllacës, me një gjatësi prej rreth 10.5 kilometrash, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të kësaj lidhjeje strategjike rajonale. Duke zgjedhur “Granit” si kontraktor, janë krijuar kushte specifike për vendosjen e këtij gurthemeli. Ky investim është veçanërisht i rëndësishëm sepse na lidh me portin e Durrësit, me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë nëpërmjet Kosovës”, tha Trajanovski.
Financimi është siguruar përmes huasë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 167,6 milionë euro, grant nga Korniza për investime për Ballkanin Perëndimor nga 30,82 milionë euro, mjete nga buxheti i NPRRSH për shpronësim, si dhe grant fonde për projektuesit Hill International dhe ADT Omega.
Trajanovski informoi se autostrada do të ketë dy korsi rrugore, secila me nga dy korsi dhe korsi për ndalesë, me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 27,5 metra. “Kjo është autosrada më e ndërlikuar dhe më e vështirë, i cili në distancë të vogël prej vetëm 10,5 kilometra do të ketë shumë tunele, vijadukte, ura, galeri dhe i cili do të jetë sfidë edhe për projektuesit dhe realizuesit. Për shkak të terrenit të ndërlikuar kodrinor-malor, projekti parashikon ndërtim të: 5 tuneleve me hyrje-dalje të majtë dhe të djathtë, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse. Afati i ndërtimit është 4 vjet”, tha Trajanovski.
Ai theksoi se rruga Shkup – Bllacë do ta shkurtojë kohën e udhëtimit, do ta rrisë sigurinë dhe do t’i ulë shpenzimet për mirëmbajtje të automjeteve, ndërsa rruga ekziustuese do të mbetet si lidhje alternativë për popullatën lokale dhe qytetarët tjerë.
Në vendosjen e gurthemelit ishin të pranishëm kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, përfaqësues të partnerëve financiarë ndërkombëtarë në projekt, zyrtarë qeveritarë, deputetë, ambasadorë..




