
Botërori i shkëlqyer i zhvilluar nga Lionel Messi nuk ishte një rastësi. Argjentinasi tashmë në moshën 39 vjeçare po gëzon një formë të jashtëzakonshme dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen mes Inter Miamit dhe Atletico San Luis në Leagues Cup, turneun ku vihen përballë ekipet më të mira të MLS në SHBA dhe të Liga MX të Meksikës.
Në këtë ndeshje që Inter Miami e fitoi me rezultatin 4-2, Lionel Messi shënoi dy gola dhe dha edhe një asist me sulmuesin që shkon në 921 gola të shënuar në karrierën e tij dhe 419 asiste në total
Paraqitja e tij në fushën e lojës ishte kaq perfekta sa portali i specializuar Sofascore e vlerësoi me notën maksimale…10. Lionel Messi e luajti ndeshjen e plotë dhe përveç dy golave dhe asistit, ai pati edhe 5 gjuajtje në total, 3 nga të cilat brenda kuadratit të portës, realizoi me sukses një dribling nga 2 që pati, dha 28 pasime të sakta nga 31 dhe fitoi 1 duel nga 5.
Lionel Messi ishte lideri i triumfit të Inter Miamit që në ditët e fundit u përforcua edhe me Casemiron me skuadrën amerikane që këtë sezon do të tentojë të fitojë Champions League e CONCACAF, trofeu i vetëm që i mungon palmaresit të argjentinasit.
Dhe deri sa të vijë një moment i tillë, Lionel Messi vazhdon të dhurojë spektakël në fushën e lojës. Në Botërorin 2026, nuk mundi të fitojë në finalen ndaj Spanjës, por 8 golat e shënuar prej tij në 8 ndeshje tregojnë se ndonëse është 39 vjeç, legjenda e tij vazhdon.




