LajmeSport

I befasoi të gjithë me veprimin e tij të fundit, Vinicius Junior merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Vinicius Junior shkaktoi jo pak diskutime një ditë më parë, pasi fshiu të gjitha fotografitë nga profili i tij në Instagram, një lëvizje që u interpretua nga shumë tifozë si një sinjal për paqartësi rreth të ardhmes së tij te Real Madridi.

Veprimi i brazilianit erdhi në një moment kur negociatat për rinovimin e kontratës me klubin madrilen ishin në qendër të vëmendjes dhe prej javësh kishte pasur raportime për mosmarrëveshje mes palëve.

Megjithatë, vetëm një ditë më pas situata duket se ka marrë një kthesë pozitive. Sipas raportimeve të fundit, Real Madridi dhe Vinicius Junior kanë arritur një akord për rinovimin e kontratës, duke i dhënë fund pasigurisë rreth të ardhmes së yllit brazilian.

Bisedimet mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë zgjatur prej disa muajsh, me palët që kishin diferenca kryesisht për aspektin financiar. Real Madridi kishte përmirësuar ofertën e tij, ndërsa kampi i Vinicius kërkonte kushte më të larta ekonomike.

Raportimet bëjnë me dije se marrëveshja e re pritet ta mbajë Vinicius në “Santiago Bernabeu” dhe të konfirmojë vazhdimësinë e tij si një nga figurat kryesore të projektit madrilen.

Gjatë kësaj periudhe, emri i tij ishte lidhur edhe me një interesim nga Premier League, ku Arsenal ishte përmendur si një nga klubet që ndiqte situatën e sulmuesit brazilian.

Në fund, pavarësisht sinjaleve të krijuara nga veprimi i tij në rrjetet sociale, Vinicius duket se do të vazhdojë aventurën me Real Madridin, aty ku është kthyer në një prej yjeve më të rëndësishëm të skuadrës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close