SportTopLajm

Messi: Boll, u lodha duke qenë problemi i gjithçkaje në klub

Leo Messi la Argjentinën ditën e sotme dhe u rikthye në Barcelonë, ku do të vijojë impenjimin me klubin për ndeshjen e së shtunës kundër Atletico Madrid.

Si gjithmonë, argjentinasi është në qendër të vëmendjes së medieve dhe në aeroport në momentin e mbërritjes e kanë pritur gazetarë të shumtë, që i kanë drejtuar mikrofonin, duke i bërë pyetje të shumta.
Gjithë interesit të tyre Leo i është përgjigjur me një fjali, e cila padyshim bën lajm. “E vërteta është se jam lodhur duke qenë gjithnjë problemi i gjithçkaje në klub”, u shpreh argjentinasi.
Një përgjigje e cila mund të merret në kontekste të ndryshme. Leo mund ta ketë pasur me personat brenda klubit për çështje që ne s’i dimë, por mund ta ketë edhe me agjentin e Griezmann sepse një nga pyetjet drejtuar atij ishte në lidhje me deklaratën e përfaqësuesit të francezit.

“Messi e ka shndërruar Barçën në regjim terrori, je me të ose kundër tij”, ishin disa nga fjalët e përfaqësuesit të Antoine Griezzman, Eric Olhats në lidhje me kapitenin e Barçës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close