LajmeMaqedoniTopLajm

Merko uron Trampin: Zoti e bekoftë Amerikën

Nuk priti as edhe një ditë të vetme, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, vetëm dy orë pas zgjedhjes së Donald Trampit si president i ri i Shteteve të Bashkuara, nxitoi ta urojë atë me fjalët Zoti e bekoftë Amerikën. “Ju urojmë një mandat dhe udhëheqje të suksesshme, që do të sjellë përparim dhe unitet për të gjithë popullin amerikan. Shpresojmë që gjatë kësaj periudhe, mbështetja e SHBA-së për Ballkanin të vazhdojë, të jetë e fortë dhe e pranishme, duke forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Udhëheqësit e mëdhenj ndërtojnë ura bashkëpunimi, dhe shpresojmë që partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tona të vazhdojë të jetë një shembull suksesi në të ardhmen. Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë popujt që besojnë në paqe dhe përparim”. Urimi i Merkos, që u postua në profilin e tij në FB dhe në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, vjen në një kohë kur Merko është në Listën e Zezë të SHBA-së për gati dy vjet. Kjo ishte arsyeja që autoritetet gjyqësore në vend të ngrenë disa akuza kundër Merkos për shpërdorim detyre dhe autorizim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close