LajmeMaqedoniSport

Meriton Gega do ta drejtoj ekipin Struga Trim Lum deri në fund të këtij kampionati

Pas  ndarjes  miqësore  me  trajnerin  Shpëtim Duro, drejtuesit e  klubit të futbollit  Struga Trim  Lum pas  mos   humbur kohë dhe pa mos  u hamendur kanë  caktuar  Meriton Gegën  ushtrues  të detyrës trajner I ekipit deri në  fund të kampionatit  2023/2024,  gjegjësisht , në tre ndeshjet e fundit kundër Gostivarit, Shkëndijës dhe Shkupi.

Detyra  parësore e  trajnerit Gega  gjithsesi  se është që të mundohet të kthej  atmosferën pozitive  në ekip që të mbron epitetin kampion që e fituan në kampionatin e kaluar

Ndarja me trajnerin Duro erdhi si pasoj  e rezultateve të dobëta në 5 xhirot e fundit, ku skuadra strugane shënoi vetëm një fitore, një barazim dhe tre disfata, përfshirë këtu edhe të dy xhirove të fundit, kur pavarësisht avantazhit që kishin përballë Sileksit dhe Tikveshit, në fund pësonin me shifrat identike 2:3.

Pasardhësi i tij, Meriton Gega, debutimin e tij si trajner përgjegjës i Struga Trim Lum do ta ketë të shtunën në ndeshjen kundër Gostivarit në Strugë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close