Partia opozitare greke SYRIZA dënon, siç thonë ata, shkeljen e re provokative të Marrëveshjes së Prespës nga kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe mandatar i ardhshëm i Qeverisë së re, Hristijan Mickoski.
Nga atje kërkojnë që kryeministri i ardhshëm të harmonizojë pikëpamjet e tij me të drejtën ndërkombëtare.
Ish-partia qeverisëse në Greqi i kujton OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit parimin e së drejtës ndërkombëtare “pacta sunt servanda” (marrëveshjet janë të detyrueshme dhe duhet të respektohen), si dhe sanksionet e përcaktuara që dalin nga e drejta ndërkombëtare në rast të shkeljes së vazhdueshme të Marrëveshja e Prespës.
SYRIZA rikujton se “Marrëveshja e Prespës është pjesë e legjislacionit evropian dhe respektimi i plotë i saj është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE”.
“Në të njëjtën kohë ju kujtojmë dekretin amerikan të vitit 2021, i cili parashikon sanksione në rast të shkeljes së Marrëveshjes”, thonë nga SYRIZA.