Në Gjykatën Administrative për sot janë caktuar shtatë seanca publike, në të cilat duhet të shqyrtohen kallëzimet e koalicionit “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Seanca e parë është caktuar në orën 10:30 dhe e fundit në orën 22:30. Seancat, siç thuhet në faqen zyrtare, duhet të mbahen me një interval kohor prej dy orësh.