LajmeMaqedoniTopLajm

Mërgimtari nga Zvicra letër Enver Pajazitit: Na prit të dielën për fitoren e madhe i nderuar kryetar

Shkrimi i plotë:

“SUKSESE KRYETARË!
Paraprakisht i nderuari Kryetarë, z. Enver Pajaziti, ju përgëzoj për entuziazmin dhe përcaktimin e juaj për mandatin e rradhës, si dhe njëherit ju uroj shëndet, energji dhe suksese të mëtejme në aktivitetet aktuale dhe rrugëtimin e mëtutjeshëm!
Ju priftë e mbara!
Si mërgimtarë dhe banorë i kësaj Komune, ndjej përgjegjësi dhe dashuri që të reflektoj nëpërmjet disa rreshtave mbi proçesin aktual të zgjedhjes së Kryetarit për mandatin e rradhës.
Ju i nderuari Kryetarë keni bërë me të vërtetë shumë për Komunën e Bërvenicës dhe për të gjithë neve. Ju faleminderit dhe ju përgëzoj thellësisht për kontributin e juaj.
Unë besoj fuqishëm se ju madje edhe nuk keni nevojë për lëvdata apo edhe fare të flisni, sepse për juve flasën vetë projektet dhe rezultatet e juaja të deritanishme në nivel të funksionit dhe arritjeve të deritanishme. Këto janë të dukshme, bile edhe për syrin e atyre që nuk duan të shikojnë, apo veshëve që nuk duan të ndëgjojnë.
Personalisht jam i bindur se Komuna jonë ka qenë e bekuar dhe previlegjuar që të ju ketë Kryetarë. Këtë e keni dëshmuar në forma të ndryshme, e sidomos në nivel të udhëheqjes profesionale, përgjegjësisë sociale, investimeve sistematike, menaxhimit kompetent dhe administrimit të sukseshëm të këtij institucioni. Respekte Kryetarë!
Me kënaqësi dhe seriozitet pohoj se për të gjithë njerëzit, që janë të përkushtuar të shtojnë vlera në shoqëri, kam një respekt të veçantë, kurse ju i nderuari Kryatarë e keni dëshmuar këtë me plot mençuri dhe zgjuarsi edhe në praktikë. Ju keni shtuar vlera të ndryshme, por jo vetëm në nivel të investimeve dhe mirëqenies, poashtu aq më tepër në nivel të beshkëjetesës ndëretnike, mirëkuptimit, tolerancës dhe stabilitetit.
Me përvojën e juaj keni krijuar një mentalitet të ri të qeverisjes së mirëfilltë, transparencës dhe adminsistrimit efikas.
Nga këndvështrimi i një mërgimtari, siç jam unë, mund të them me plot vetëdije se me menaxhimin sipas këtij modeli, si dhe gatishmëria e juaj personale që të ndëgjoj me vëmendje hallet dhe brengat e qytetarëve të Komunës, keni treguar se ju keni një kapacitet të mrekullueshëm të një lideri bashkëkohorë dhe shumë energji që edhe mëtej të qëndroni në shërbimin tonë me plot dashuri dhe burrëri. Pikërisht për këtë kemi nevojë të gjithë.
Ne kemi domosdoshmërisht nevojë për juve! Ju keni dëshmuar një profil të lidershipit evropian dhe kompetenca jetike, për t`u ballafaquar me të gjitha sfidat relevante që shfaqen si tipike në manaxhimin e një institucioni siç është Komuna.
Padyshim se përvoja e juaj shumëvjeçare dhe e sukseshme është indikatori thelbësorë dhe njëkohësisht një dëshmi e qartë se Ju tanimë e meritoni fuqishëm që edhe mëtej ta drejtoni Komunën tonë.
Komuna e Bërvenicës është komuna jonë, komuna e të gjithëve! Unë besoj thellë se komunës tonë i nevojitet shumë më tepër një energji neutrale dhe e pavarur politike, se sa kokëçarrja se kryetari a do të jetë maqedon apo shqiptar, por shumë më tepër një Kryetarë, për të cilin më shumë bëjnë zë veprat e tija, sesa vetë politika, një Kryetarë që është konform me kërkesat e qytetarëve dhe është në shërbimin e tyre.
Nuk kam dyshim se këtë nuk e ka të qartë shumica prej neve dhe se ditën e votimit, do të mobilizohemi me plot entuziazëm dhe respekt, për të votuar Kryetarin që tanimë e njohim, Kryetarin e Veprave me një storie të dukshme suksesi, z. Enver Pajaziti.
Le të vazhdojë kjo histori suksesi për të gjithë neve!
Për të qenë edhe më i sinqertë me shkrimin tim, mua asnjëherë nuk më ka inspiruar politika, por gjithmonë më inspirojnë njerëzit, siç jeni ju z. Kryetarë, që nëpermjet politikës dhe punës së palodhsme e dinjitoze, shtojnë vlera në shoqëri dhe krijojnë një mentalitet të ri për një të ardhme të re.

Suksese!
Qofshë gjithmonë i bekuar.
Sheki / Zvicër; 27. Tetorë 2021” Përcjell TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close