LajmeMaqedoniTopLajm

MEPSO dhe drejtori Murtezani mbështesin UNT me gjashtë bursa meritore

Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani ka vizituar Universitetin Nëna Tereza në Shkup ku është pritur nga rektori i prof.Dr Izet Zeqiri, lajmin e bënë të ditur UNT, shkruan Top24.
“Shoqëria aksionare për transmetim të energjisë elektrike dhe menaxhim me sistemin elektroenergjetik ‘MEPSO’ sot dhuroi gjashtë bursa meritore për studentët e rinj të UNT-së që do të regjistrohen në programe studimore deficitare. Për këtë qëllim sot rektori i UNT-së Prof. Dr. Izet Zeqiri priti në një takim njeriun e parë të MEPSO-s z.Orhan Murtezani, të cilit iu falënderua për mbështetjen e dhënë studentëve të rinj” njoftojnë nga UNT-ja, pëecjellë Top24.
Bashkëpunimi në mes Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe MEPSO-s realizohet përmes memorandumit të nënshkruar në vitin 2019-të, i cili mes tjerash parashikon edhe ndarjen e bursave për studentët e drejtimeve studimore në interes të MEPSO-s.

Related Articles

Back to top button
Close
Close