LajmeMaqedoniTopLajm

Mema: Mos mungo nesër, Kombi është mbi çdo parti!

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar për të martën, më 26 maj, në ora 17:00 në Sheshi Skënderbej, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre gjuhësore.

Përmes një mesazhi publik, Mema ka theksuar se tubimi duhet të jetë mbi çdo përkatësi politike dhe partiake, duke ftuar qytetarët të bashkohen vetëm rreth interesit kombëtar dhe mbështetjes për studentët shqiptarë.

Thirrja e plotë e Marin Memës:

Mos mungo! Të gjithë bashkë
Nesër (e martë) më 26 maj në ora 17:00 në sheshin “Skëndërbej” do të jemi të gjithë bashkë për të mbështetur studentët shqiptar në Maqedoni!

Të gjithë bashkë pa ngjyra partish, pa mirëpritur shtetarë e askënd që mendon se mund të përdorë kauzat kombëtare! Jemi bashkë përtej çdo interesi, me shpirt e zemër të pastër për të treguar se Bashkimi bën fuqinë!

Dashuria për Kombin është e shenjtë! Kombi është mbi çdo parti!

Kushdo ka mbajtur apo mban qoftë edhe një ditë pushtet, duhet të kishte punuar për realizimin e çdo të drejte të shqiptarëve në Maqedoni! E gjithe klasa politike ka përgjegjësi!

Karrigia, nuk është për të fuqizuar veten dhe interesat personale, por për ti shërbyer shqiptarëve! Nëse kjo çështje e shumë e shumë të tjera do ishin zgjdhur në kohën e duhur, nuk do të ishim në këtë situatë ku mijëra studente e shqiptarë po protestojnë me të drejtë të plotë! Këtë kam thënë gjithmonë e do vazhdoj ta them, sepse shqiptarët në Maqedoni janë gjaku ynë! Mos i ndani në shumë ngjyra, sepse Kombi nuk ndahet!

Po e mbyll me ato fjalë që e nisa… sepse thelbi është vetëm 1! Kombi është mbi çdo parti!

Related Articles

Back to top button
Close
Close