LajmeMaqedoni

Ahmeti pret në takim Sami Hotin vëllaun e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hilmi Hoti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Sami Hotin vëllaun e dëshmorit e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hilmi Hoti. Ahmeti e Hoti folën për Kosovën, për atdhedashurinë që nuk shuhet kurrë dhe për nevojën që idealet dhe sakrifica e brezave të kaluar të shndërrohen në progres, zhvillim dhe perspektivë për brezat që vijnë, shkruan Top24

Sot pata kënaqësinë të takoj , vëllain e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hilmi Hoti.
I rritur në frymën e qëndresës dhe dinjitetit, në një familje me rrënjë të thella atdhetarie dhe sakrifice për çështjen kombëtare, si djalë i një ish të burgosuri politik, Samiu bart me krenari trashëgiminë e familjeve që në kohët më të vështira qëndruan në anën e drejtë të historisë.
Biseduam për Kosovën, për atdhedashurinë që nuk shuhet kurrë dhe për nevojën që idealet dhe sakrifica e brezave të kaluar të shndërrohen në progres, zhvillim dhe perspektivë për brezat që vijnë

Related Articles

Back to top button
Close
Close