Analisti Ibrahim Mehmeti në Daily Click në TV21 tha se VLEN-i nëse e merr ftesën për qeveri nga VMRO-DPMNE, duhet të ketë kujdes me pozitën e shqiptarëve, gjegjësisht duhet ta shohë nëse e njëjta do të dobësohet apo do të forcohet.
“Nuk është tek e fundit tragjike edhe nëse hyn VLEN-i në qeveri, nëse ka një politikë të ngjashme, ose nëse ka një politikë që për ne si qytetarë mund të jetë e dobishme, por nëse del VLEN-i me VMRO-në dhe thotë se i bëjmë këta punë të mira për shqiptarët, ne themi ok, mirë. Për mua nuk është problemi se kush prej shqiptarëve do të qeveris, në kuptimin e partive, por është problemi i pozitës së shqiptarëve, a do të dobësohet apo do të forcohet”, theksoi Mehmeti.