LajmeMaqedoniTopLajm

Neziri: Si duket qeveria do të bëhet pa ndryshimet kushtetuese, me siguri Taravari e Mickoski i kanë qartësuar dilemat

Analisti Xhelal Neziri në Daily Click në TV21 tha se Qeveria mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it do të bëhet pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Neziri tha se ky koalicion do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese më vonë, pas formimit të qeverisë, pasi kjo është agjenda e Brukselit e Uashingtonit.

“Si duket do të bëhet edhe pa ndryshimet kushtetuese, për shkak se edhe në fotogradinë që u postua 3 ditë apo 2 ditë para zgjedhjeve, ku Mickoski shkoi në selinë e VLEN-it dhe u takua me Taravarin, u pa që po bisedojnë për bashkëqeverisje dhe me siguri që kanë qartësuar të gjitha temat edhe dilemat që i kanë pasur. Mendoj se gjatë gjithë kohës VLEN ka qenë në koordinim me VMRO-DPMNE-në. Nuk besoj se do të jetë ndonjë çështje e kushtëzimit të faktorit politik shqiptar sa do të jetë çështje e agjendës perëndimore në Ballkanin Perëndimor, pra agjendës së Brukselit dhe Uashingtonit”, pohoi Neziri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close