LajmeMaqedoniTopLajm

Venko Filipçe: Katër vende po avancojnë drejt BE‑së, Maqedonia e Veriut qëndron në vend

Kryetari i LSDM‑së, Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime vlerësoi se Maqedonia po ngec në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa vendet e tjera kandidate po shënojnë përparim në procesin e anëtarësimit.

Filipçe theksoi se Bashkimi Evropian, në periudhën e fundit, e ka vendosur qartë zgjerimin mes prioriteteve të tij dhe se kjo, sipas tij, konfirmohet përmes hapave konkretë që po ndërmerren ndaj vendeve kandidate. Ai nënvizoi se Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina tashmë po avancojnë në negociatat me Unionin, ndërsa Maqedonia, siç tha, mbetet i vetmi vend kandidat që ende nuk ka hapur asnjë kapitull negociues.

“Çdo ditë shohim se si rajoni ecën përpara. Fatkeqësisht, ne qëndrojmë në vend. Kur rajoni ecën përpara, e ne nuk bëjmë asgjë, kjo do të thotë edhe prapambetje. Do të vijë një periudhë kur nuk do të mund të krahasohemi me askënd, sepse njerëzit nuk do ta shohin të ardhmen e tyre këtu”, deklaroi Filipçe.

Në fjalën e tij, ai përsëriti se, sipas tij, ndalimi i qëllimshëm i rrugës evropiane hap pyetje serioze për të ardhmen e shtetit dhe shtoi se institucionet e Bashkimit Evropian, përmes politikave dhe vendimeve financiare, tregojnë qartë se zgjerimi është një nga prioritetet e tyre kryesore.

Filipçe vlerësoi se nëse Maqedonia vazhdon të stangojë, rrezikon të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe të humbasë mundësitë që i ofron procesi integrues evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close