BotaLajme

Media kroate: Në fluturaken që ra mbi Zagreb vërehej alfabeti cirilik rus dhe një yll i kuq

Një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë mbrëmjen e së enjtes, ku është konfirmuar se bëhet fjalë për një fluturake, meqë aty janë gjetur disa pjesë të saj dhe dy parashuta.

Ky objekt fluturues ende i paidentifikuar sipas një eksperti të aviacionit ushtarak mund të jetë një dron i cili përdoret nga Ukraina.

Ky informacion nuk u konfirmua, por u përfol shumë gjatë hetimeve.

“I bëjmë thirrje mediave që të raportojnë me përgjegjësi publikun dhe të prezantojnë informacione të verifikuara të marra nga shërbimet kompetente, në mënyrë që të parandalohet përhapja e dezinformatave. Apelojmë qytetarët që të mos shpërndajnë video/foto nga vendi i ngjarjes përmes rrjeteve sociale. Nëse gjendeni në zonën e veprimit policor, ju lutemi ndiqni udhëzimet e punonjësve të policisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia kroate.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close