
Këshilli drejtues iFSPI i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur për përmbyëlljen e llogarisë përfundimtare shprehu kënaqesinë me rezultatet e Fondit në kryerjen me kohë të të gjitha aktiviteteve në përputhje me ligjin, planifikimin e mirë, menaxhimin dhe realizimin e të ardhurave dhe të dalave nga Fondi i SPIMV-së, e kjo ka ardhur falë punës së përgjegjshme të drejtorit të FSPI-së, Driton Bexheti, shkruan Top24.
“Në këtë seancë, anëtarët e KD-së miratuan Llogarinë përfundimtare të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 prej ku shihet se, Fondi i SPIMV-së vitin e kaluar ka arritur rezultate të rëndësishme në sigurimin pensional dhe invalidor. Pikërisht, si rezultat i të hyrave më të mëdha të realizuara në raport me shpenzimet e bëra, viti i kaluar u përmbyll me sukses dhe me një rezultat pozitiv financiar, me çka është siguruar puna stabile financiare në realizimin e funksionit bazë të Fondit për pagesën e rregullt dhe në kohë të pensioneve. Këshilli drejtues shprehu kënaqesinë me rezultatet e Fondit në kryerjen me kohë të të gjitha aktiviteteve në përputhje me ligjin, planifikimin e mirë, menaxhimin dhe realizimin e të ardhurave dhe të dalave nga Fondi i SPIMV-së. Në seancën e Këshillit drejtues morën pjesë: Boro Varoshlija, kryetar, Lupço Farmakoski, nënkryetar dhe Bozhin Petreski dhe Lençe Kocevska, anëtarë të KD-së si dhe Dritan Bexheti, u.d. drejtor i Fondit, Biljana Davalieva Mitrovska, drejtoreshë e Sektorit për informatikë dhe Ajredin Amzai, këshilltarë i drejtorir për çështje financiare dhe ekonomizim me pronën e Fondit.”





