LajmeRajon

Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet

Një mbledhje e grupit parlamentar të PS është mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ku pjesë e saj ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe tashmë ka përfunduar me largimin e Ramës dhe një pjese të kabinetit qeveritar.

Shehu thekson se fokusi i diskutimeve kanë qenë dy seanca që do mbahen këtë javë, ditën e nesërme dhe ditën e enjte.

Ditën e nesërme pjesa më e madhe i dedikohet raporteve të institucioneve të pavarura, ndërsa të enjten është një seancë nornale me rend dite që i takon projektligjeve.

Gjithashtu, në mbledhjen e grupit të PS-së është kërkuar që deputetët të jenë më aktiv në rrjetet sociale.

Kanë mbetur dhe 4 seanca plenare për tu zhvilluar në muajin korrik për t’u mbyllur sesioni parlamentar, ku me interes pritet të jetë reforma territoriale ku është ngritur një komision i posaçëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close