BotaLajme

Mbretëria e Bashkuar merr vendimin: Personat që vijnë nga Kina duhet të kenë test negativ të koronavirusit

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se pasagjerët që mbërrijnë nga Kina do të kenë nevojë për një test negativ Covid përpara se të udhëtojnë pas rritjes së rasteve me koronavirus.

Britania është bërë kombi i fundit që ka futur kontrolle për udhëtarët nga Kina pasi Pekini i dha  fund politikës së tij zero-Covid, raporton BBC.

Kjo vjen pasi Kina tha se do të rihapë plotësisht kufijtë e saj javën e ardhshme për herë të parë që nga marsi 2020.

Related Articles

Back to top button
Close
Close