KurioziteteLajmeMaqedoni

Mbahet marshi i veteranëve nga shoqata bjeshkatare “Sytë e Sharrit”

Në shenjë respekti për veteranët e shoqatës, shoqata Bjeshjatare “Sytë e sharrit” ka mbajtur marshin e veteranëve i cili nga ky vit do të jetë pjesë manifestimit tradicional për të nderuar ish anëtarët të cilët për arsye shëndetsore dhe të ndryshme janë larguar, shkruan Top24

“Shoqata bjeshkatare Sytë e Sharrit, këtë vit vëndosi të organizoj marshin e veteranëve, një marsh me shtegë jo të gjatë. Vendosëm që shtegu të jetë një rrugëtim nga Liqeni i Zi i cili është liqeni më i bukur i Sharrit. Mali Sharri ka shumë liqene të cilët njihen me një emër si Sytë e Sharrit, pikërisht me këtë emër e këmi emërrtu edhe  shoqatën tonë bjeshkatare -“Sytë e Sharrit”, tha profesor Miftar Mehmeti njëri nga themeluesit e kësaj shoqate.

Shoata “Sytë e Sharit” që nga themelimi i saj ka një numër manifestimesh duke përfshirë marshin e “Nëntorit”, “Ditën e flamurit”, “Marshin e Pavarsisë me 17 shkurt në Kobilicë”, “ditën e arsimit 7 Marsin” dhe së fundmi i shtohet edhe marrshi i veteranëve.

Profesori Miftar Mehmeti më tej shton: “Deshëm ti ndrerojmë kolegët tanë alpinist dhe kështu që së bashku me profesor Fatmir Sulejmanin vendosëm ta organizojmë këtë marshim dhe e titulluam si marrshi veteranëve” përcjellë Top24

Ndryshe shoqata bjeshkatare “Sytë e Sharrit” është shoqata e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close