LajmeMaqedoniTopLajm

Maturantët e bojkotojnë mësimin, kërkojnë më pak lëndë në maturën shtetërore

Maturantët sot nuk u përfshinë në mësimin onlajn dhe në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Të organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme, filluan bojkotin sepse kërkojnë dy në vend të katër (tre lëndëve eksterne dhe një internet) nga matura shtetërore – në kundërshtim me qëndrimin e MASH-it se ky vit nuk do të ketë ndryshime në numrin e provimeve, por që do të jepen me programe të shkurtuara.

Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme Blendi Hodai për MIA-n deklaroi se sipas njoftimeve të degëve të tyre, bojkot ka në shkolla të mesme në 20 qytete, duke e përfshirë edhe Shkupin, ndërsa aty ku nuk ka filluar është sepse nuk janë njoftuar dhe se do të bojkotojnë prej nesër.

Tha se dje ka pasur takim-onlajn me ministren Mila Carovska që sërish, sikur edhe para dy muajve, të kërkojnë zvogëlim rë numrit të lëndëve për maturën shtetërore, gjegjësisht të japin dy – gjuhën amë (maqedone dhe shqipe ose gjuhë turke) dhe lënda e dytë që do të jetë nga fusha të cilën maturantët planifikojnë ta studiojnë.

“Nuk kemi pasur marrëveshje për zvogëlim të numrit të lëndëve. Sikur edhe në takimin që e patëm në dhjetor, ministrja tha se do të merret parasysh për konceptin e ri të maturës shtetërore nga viti i ardhshëm shkollor dhe se Qendra shtetërore e provimeve nuk ka kohë tani t’i zvogëlojë”, tha Hodai.

Zëri i nxënësve të shkollave të mesme, sërish, mbledh onlajn-nënshkrime për mosdhënien e maturës shtetërore, por Hodai thotë se Unioni i nxënësve të shkollave të mesme nuk është për heqjen e tërësishme të maturës.

“Me to biseduam në dhjetor. Ne në janar u konsultuam me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe vendosëm se është mirë të kërkojmë zvogëlim të numrit të lëndëve, jo heqje të tërësishme. Qëndrimi ynë ishte i qartë se nuk mund të hiqet matura shtetërore”, deklaroi Hodaj.

Deri kur mund të zgjasë bojkoti dhe çka do të ndodh më tutje kur nuk ka lëshim nga MASH, Hodai u përgjigj se planifikojnë një javë bojkot, ndërsa për hapat e ardhshëm plotësisht do të vendosin.

“Javën e parë planifikojmë bojkot, ndërsa pastaj do të vendosim nëse do të kemi protestë ose aktivitet tjetër që të pranohen kërkesat tona”, shtoi kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se mbi 14 mijë maturantë do ta japin maturën shtetërore sipas konceptit të konfirmuar për provimin e maturës, i cili nuk mund të ndërrohet, ndërsa ndryshimet janë të mundshme për vitin e ardhshëm shkollor.

Qendra shtetërore e provimeve në nëntor i publikoi edhe terminet për provime nga tre provimet eksterne të cilat do të jepen nga data 29 maj deri më 14 qershor të vitit 2021.

Related Articles

Back to top button
Close
Close