
120 milionerë britanikë kanë krijuar grupin “Milionerët patriotë” dhe i kanë bërë kërkesë kryeministrit të ri, Burnhamit, që t’i rrisë me 2% taksat për pasuritë mbi 10 milion euro.
Letra e tyre ka një argument të thjeshtë: vendi ka nevojë për investime në infrastrukturë, zhvillim e mirëqenie, dhe buxheti për ato investime s’ka nga vjen pos taksave. Rritja e taksave për pasuritë më të vogla se 10 milion do të rëndonte bizneset ende të reja e të pastabilizuara, kështu që, ja ku e keni kapitalin tonë, thonë milionerët patriotë.
E djathta konservatore britanike me kryetaren Kemi Badenoch “papritur” ka dalë kësaj radhe kundër kërkesës së milionerëve.
Milionerët shqiptarë janë djathtakë, patriotizmin dhe taksat ia kanë lënë popullit.



