LajmeMaqedoniTopLajm

A ka pasur lidhje Trajko Veljanovski me rastin “Monstra”? Ja çka thotë Fatime Fetai! (Video)

Gjatë fjalës përfundimtare, që po zgjat tani gati një orë, prokurorja e rastit “Monstra” Fatime Fetai ka folur edhe lidhur me informacionet në opinion se në vrasjen e pesëfishtë në Smilkov ka qenë i involvuar edhe ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski, për shkak se fëmijët e tij janë njohur me fëmijët e vrarë te liqeni i Smilkovës.
Fetai tha se në bazë të dëshmive të dëshmitarëve në këtë proces gjyqësor, nuk ekzistojnë prova se fëmijët e Veljanovskit janë njohur ose kanë pasur lidhje me fëmijët e vrarë te liqeni i Smilkovës, transmeton gazeta Lajm.
Ndryshe, në Gjykatën themelore penale në Shkup sot po vazhdon gjykimi për vrasjen afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill 2012, ku palët po japin fjalët e fundit. Për momentin është duke folur prokurorja Fatime Fetai.

Për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, kur u vranë pesë djemtë Kire Traiçkovski, FIlip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurën paraprake për rastin me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.
Rastin “Monstra” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close