LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha, takon këshilltarin shqiptarë të presidentit Erdogan, Sabri Demirin

Ministri i bujqësisë nga rradhët e Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha së bashku me këshilltarin e tij Adnan Selamani gjatë viyitës zyrtare që po zhvillojnë në Turqi kanë takuar edhe këshilltarin  e presidentit turk z.Sabri Demiri. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Hoxha përmes faqes së tij në FB.
Ja postimi i Hoxhës.
Gjatë qendrimit në Ankara pata nderin dhe kënaqësinë të takoj z.Sabri Demirin – Këshilltar Kryesor i Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Pozicioni i z.Sabri Demiri në kuadër të Presidencës në Turqi është një përparësi e madhe si për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga ku vjen edhe vete ai, po ashtu edhe për gjitha shtetet e Ballkanit.
E falenderoj z.Sabri për mikpritjen e tij dhe gadishmërinë për të kontribuar në realizimin e interesave të përbashkëta në të mirë të dy vendeve mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close