
Profesorit universitar, Ruzhdi Matoshi përmes një postimi ka komentuar rolin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke potencuar se ai nuk ka fuqi politike ekzekutive për të mbrojtur shqiptarët pasi ai hoqi dorë nga ministria për sistem politik duke ia lënë këtë post Stoilkoviqit, shkruan Top24
Rrënimi institucional
Zëvendës Kryeministri i parë i Maqedonsë së Veriut, si institucion ekzekutiv duhet të ngërthej autiritet dhe vendimarje më thelbësore në politikbërjen e qeverisë.
Në mandatin e kaluar ishte Artan Grubi Zv. Kryeministër dhe për herë të parë ky post praktikisht dhe politikisht prodhoi vendimarje konsensuale domethënëse për jetën politke dhe ekonomike të vendit duke i bërë shqiptarët më të qasshëm në jetën publike të vendit, me punsimet në institucione publike, me realizim të koridorit 8 dhe me ndërtim të infrastrukturës ligjore dhe institucionale të përdorimit të dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e Mickovskit punën e parë në ditët e para të punës së saj rrënojë postin e zv. Kryeministrit, duke ja hequr dikasterin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marëdhënie mes Bashkësive, duke prodhuar një zv. Kryeminister të tilë si Izet Mexhitin, i cili nuk dallon nga të tjerët duke e lidhur digasterin e tij me Ministrinë e Mjedisit, e për ironi “Ministrinë e Sistemin Politik”, ia dha Stoillkoviqit. E gjithë kjo për të shkatëruar pozitën e Zëvendës Kryeministrit të parë me kompetenca ekzekutive.
Çuditërisht shqiptarëve ju përsëriten rastet dhe historia na mëson se një sjellje politike e këtille në vitet 89 dhe 90 në Kosovë ka ndodhur me Rahman Morinën, të cilin njëher e ndanë nga Azem Vllasi dhe Remzi Kolgeci, pastaj filluan ta rrenojnë autoniminë e Kosovës duke i dhënë sovranitet Serbisë mbi të.
A po prodhohen Raman Morina modern në kohët tona tash, të cilët për qëllim kanë rrënimin e aritur me shumë mund si:
Ligjin e Gjuhës , Ballancerin, inspektoratin e Gjuhëve, likudimin nga listat zgjedhore të banorëve jo rezident, mbushjen e administrtaes me maqedonas dhe krijimin e supremacionit politik vendimarës të maqedonsve ne vendimarrje.



