Sport

Maqedonia humb nga Armenia, mbetet në Ligën C

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nuk ka arritur që të kualifikohet në Ligën B të Kombeve, pasi sonte në Nikozi të Qipros u mposht nga Armenia me rezultat 1:0 në ndeshjen e fundit të edicionit të dytë të këtij kompeticioni. Përfaqësuesja e vendit në pjesën e parë të ndeshjes ishte më e mirë në terren, duke krijuar raste të shumta, por nuk arriti që të finalizojë. Ndërkohë në pjesën e dytë u ndëshkua nga Hambarxhumjan që shënoi golin e vetëm të takimit për armenët në minutën e 55-të. Edhe përkrah tentimeve të shumta nga përfaqësuesja e vendit, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes dhe goli i Hambarxhumjanit ishte ai që vendosi fitoren për Armeninë, duke nxjerrë të parët në grup dhe kualifikim në Ligën B të Kombeve në edicionin e radhës, ndërsa Maqedonia do të jetë pjesë e Ligës C edhe vitin e ardhshëm. Kujtojmë se përfaqësuesja e Maqedonisë për këtë takim kishte mungesa të futbollistëve të rëndësishëm si Bardhi, Ademi, Pandev, Elmas, Alioski e Dimitrievski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close