SportTopLajm

MAQEDONIA E VERIUT FITON ESTONINË NË SHKUP

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka fituar takimin ndaj Estonisë me rezultat 2:1 të zhvilluar sot në arenën “Todor Proeski” në Shkup të vlefshme për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve. Golat për triumfin e ekipit të seleksionuesit Igor Angellovski i shënuan Triçkovski në minutën e 29-të dhe Stojanovski në të 68-tën, ndërsa për mysafirët një super-gol shënoi Sapinen në minutën e 52-të. Me këtë fitore Maqedonia vazhdon të mbajë pozitën e parë në grupin e dytë të Ligës C të Kombeve, por me 9 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetes Gjeorgjinë. Përfaqësuesja e vendit të mërkurën do ta luaj ndeshjen e fundit në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Armenisë në transfertë. Kujtojmë që Maqedonia në mesjavë siguroi për herë të parë kualifikimin historik në Kampionatin Europian që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close