LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë avionë luftarak Ukrainës? Autoritetet pa përgjigje konkrete

Ministria e Mbrojtjes tani për tani nuk konfirmon nëse Ukrainës i janë dërguar katër aeroplanë  “SU-25”.

“Detajet e sakta për të gjitha tre vendimet, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe publikohen në mënyrë transparente. Vendimet e marra deri më tani nuk cenohet gatishmëria luftarake e armatës sonë”, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Një pjesë e mediave publikuan se katër aeroplanët ushtarakë “SU-25” që Maqedonia e Veriut i furnizoi nga Ukraina gjatë konfliktit në vitin 2001, këto ditë i janë donuar Kievit.

Paraprakisht, Maqedonia e Veriut i donoi tanke T-72 Ukrainës.

Në këtë ka reaguar Moska zyrtare. Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zaharova, dje deklaroi se donacioni është një gabim i madh i autoriteteve në Shkup “me  çfarë kontribuon për vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas”.

Me kundër reagim  ndaj deklaratës së Zaharovës, dje me kumtesë të përbashkët dolën ministritë e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes të RMV-së…

Republika e Maqedonisë së Veriut, shtohet më tutje, si anëtare e Аleancës më të fuqishme ushtarako-politike – NATO-s, në mënyrë të vendosur qëndron pas pozicionit dhe vendosmërisë së Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve të saja-anëtare dhe që t’i mbrojë vlerat, lirinë dhe sigurinë e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close