LajmeMaqedoniTopLajm

Maqedoni: Qeveria ngrinë çmimet edhe për orizin, vezët dhe pastat

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë.

Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta dhe synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës.

Në këtë vendim përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.

ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.

Ndryshe, më herët Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim që të ngrijë çmimet për bukën, sheqerin, miellin, vajin e lulediellit, qumshtin dhe mishin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close