
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shkruar në Facebook se i përgjigjet drejtësisë dhe i respekton institucionet e vendit.
Teksa po intervistohet në stacionin policor në Skenderaj, në faqen e tij është publikuar një postim, ku Lushtaku tha se për dallim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ai iu përgjigjet dhe respekton institucionet e vendit, si policia dhe prokuroria.
“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë”, ka deklaruar Lushtaku në Facebook.
“I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka”.
“Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës”.
“Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!



