LajmeSport

Tërmet në Federatën Italiane të Futbollit, Malagò rrëzon Pirlon, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) kishte identifikuar Andrea Pirlon si kandidatin kryesor për stolin e trajnerit të Kombëtares italiane, pasi Pep Guardiola refuzoi ofertën për arsye personale dhe familjare.

Zgjedhja e Pirlos ishte mbështetur fort nga Paolo Maldini dhe Leonardo, drejtues teknikë të FIGC-së, të cilët kanë lidhje të gjatë miqësore me ish-mesfushorin nga koha e përbashkët në Milan.

Megjithatë, gjatë ditës së diel (26 korrik), kandidatura e Pirlos u bllokua nga presidenti i FIGC-së, Giovanni Malagò, për shkak të presioneve politike të lidhura me bashkëpunimin e trajnerit me platformën ruse të bastesve sportive Fonbet. Si pasojë, takimet e planifikuara për të hënën (27 korrik) mes ekipit ligjor të Pirlos dhe FIGC-së u ndërprenë, dhe procesi u ndal.

Ky zhvillim ka hapur mundësinë që Maldini dhe Leonardo të japin dorëheqjen brenda ditës së sotme, nëse trajneri i ri që do të zgjidhet nuk përputhet me projektin e tyre teknik për rilindjen e futbollit italian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close