
Kryetari i parë shqiptarë i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri çdo ditë e më shumë por dëshmon veten si një kuadër meritor dhe një kryetar komune që po angazhohet si kurë më parë për këtë komunë. Shaqiri gjatë ditës së sotme ka ndarë lajmin se po sjellë një projekt të ri tejet të rëndësishëm për efikasistetin energjetik f. Jabollçisht e Poshtëm, shkruan Top24
Projekt i ri për Komunën e Çashkës (f. Jabollçisht e Poshtme)
Sot nënshkrova marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik dhe rritja e konkurrencës rajonale përmes instalimit të një centrali fotovoltaik në SHFK “Liria” në fshatin Jabollçishtë e Poshtme”, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Vardarit.
Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Vardarit siguroi mjete financiare në vlerë prej 837.688,00 denarësh përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në kuadër të Programit për zvogëlimin e dispariteteve ndërmjet dhe brenda rajoneve planore, si dhe për rritjen e konkurrencës rajonale për vitin 2026.
Vazhdojmë me përkushtim realizimin e projekteve që sjellin përfitime për komunitetin lokal.



