KurioziteteLajme

Lufta për fara dhe lajthi

Një përplasje mes një ketro dhe një fazani është arritur që të kapet nga aparati fotografik.

Lufta mes kafshës dhe shpendit është kapur nga Louise Phillips, e cila përmes disa fotove tregon të gjithë betejën për fara dhe lajthi.

Ketri u mundua ta mbronte ushqimin që e kishte siguruar nga rrëmbimi prej zogut të madh, shkruan Daily Mail.

Phillips ka thënë se ka qenë ketri ai sulmoi i pari, por më pas reagoi edhe fazani, dhe aty nisi përleshja.

Fotografja shton se ajo kishte lënë lajthitë për ketrat dhe tha se fazani i uritur u afrua dhe kërkoi pjesën e tij, por hasi në rezistencë./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close